Policia greke ka vendosur në pranga një shtetas shqiptar pasi lëvizte rrugëve të Greqisë me një automjet të cilit i kishte vendosur edhe fenelina. Ai kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe kishte hyrë kundërvajtje në Aspropirgos.fenelinaa
Ai është pikasur nga policia e cila ka konstatuar se shqiptari i kishte vendosur makinës drita LED, të cilat përdoren nga punonjësit e policisë dhe vendosen mbi kabinën e automjeteve të tyre.
Efektivët i kanë bërë shenjë automjetit që të ndalojë por shqiptari i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës duke tentuar të arratiset. Por ai është ndaluar nga patrulla e policisë greke, dhe në momentit e kontrollit ai u është prezantuar atyre se ishte koleg me ta ndërsa pretendoi se nuk e kishte me vete kartën e identitetit.
Gjatë verifikimit u identifikuan të dhënat e shqiptarit ku ai rezultoi se kishte hyrë ilegalisht në Greqi. Policia sekuestroi edhe një kartë të Sindikatës së Policisë së Atikës Perëndimore. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Departamentin e Sigurisë Aspropirgos, në kuadër të hetimeve paraprake.
Zyrtarët e Shërbimit po veprojnë për të përcaktuar mundësinë e përfshirjes së tij dhe ngritjes së akuzave të tij për kundërshtim të efektivëve të policisë.