Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvend, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohësh shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën
“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky.
“Tani po diskutohet paketa e gjashtë e sanksioneve në BE dhe pritet të përfshojë embargon e naftës. Bankat ruse duhen shkëputu ërfundimisht nga sidstemi financiar global”, tha ai teksa shtoi se ka shtete që janë të mëdhenj në hartë dhe janë treguar të vegjël, si edhe ka shtete që janë të vegjël në hartë, por janë treguar të mëdhenj me qasjen e tyre. /abcnews.al