Kërkesa e shefit të burgut për konkurrenten për police: ‘Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?’

Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigativ “Stop” në Lushnjë. Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Denoncuesja: Problemi im qëndron te pjesa që më kanë penalizuar, skualifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi unë u certifikova, kalova provimet dhe çdo gjë dhe komisariati i zonës time më skualifikoi, më penalizoi duke më çuar një vërtetim besueshmërie negativ.

Unë kam punuar pranë bashkisë Divjakë si policie bashkie, kam punuar gati 2 vjet e gjysmë deri në momentin që u hapën aplikimet për në Policinë e Burgjeve. I kam bërë gati të gjitha dokumentet, kam dorëzuar dosjen në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ku u përzgjodh dosja ime dhe pastaj filluan testimet.

Gazetari: Sa kanë zgjatur këto testime dhe kualifikimet që ju keni bërë për këtë vend pune?

Denoncuesja: Në shtator unë kam dorëzuar dosjen atje, në tetor jam njoftuar që dola fituese, që dola një prej fituesve. Kam filluar testimet që zgjatën tetor-nëntor. Domethënë që brenda kësaj periudhe u bënë 4 testime dhe unë tek të 4 dola fituese. Pasi i mbarova të 4 provimet, dolën datat e trajnimeve dhe në këtë periudhë unë jam detyruar që të lë punën në bashki për të ndjekur trajnimin që bënte drejtoria, kështu që u detyrova të lë punën që të bëj trajnimin 2 muaj. Trajnimi filloi në Dhjetor dhe përfundoi në 2 Shkurt. Në 2 Shkurt bëmë testimin e fundit, mora dhe certifikatën. Pas një jave na e kanë dërguar certifikatën nëpërmjet e-mailit dhe po prisja emërimin. Kur më thirrën në Drejtorinë e Përgjithshme për të më komunikuar që unë jam skualifikuar nga çdo gjë që unë kam bërë deri më sot, shefja e burimeve njerëzore më tha që nga komisariati ka ardhur një letër që tregon se ti ke disa probleme familjare, vetëm kaq.

Gazetari: Po vërtetim i besueshmërisë nuk u kontrollua që në fillim qëkur ju hytë në këtë pozicion pune. A nuk iu tha që mund të ju penalizojë diçka që ju mund të keni në lidhje me besueshmërinë?

Denoncuesja: Pa iu futur fare kësaj valleje, unë kam pyetur se për një problem të vogël familjar që kam dhe më thanë se nuk ka asnjë lloj problemi. Vëllai im para 2 vitesh është kapur me pjesën e sirianëve, siç quhen klandestinët. Në momentin që vëllai im është kapur, unë kam qenë në procedurë për në Polici të Shtetit dhe më penalizuan po për të njëjtën arsye. Kësaj, here para se të filloja dokumentet, kam shkuar të shefi dhe ia bëra të ditur që unë të mos e lë punën, gjëja kryesore sepse unë isha në një punë shteti, në një punë me uniformë dhe më thanë që jo, mjafton që ti të mos punosh në një institucion ku vëllai yt vuan dënimin dhe më thanë se çdo gjë është okay

Gazetari: Ju ndërkohë jeni e ndarë nga trungu familjar, nuk keni asnjë lidhje?

Denoncuesja: Po, unë jam ndarë që në vitin 2014, jam e divorcuar dhe në certifikatë familjare jam vetëm unë dhe vajza ime.

Në këtë rast shefi i krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i ka dërguar mesazhe kandidates, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar.

Denoncuesja: Dua që të zgjidhet ky problemi im sepse kuptohet se është diçka që është bërë për inat. Ndodhën disa konflikte të vogla nëpërmjet mesazheve.

Biseda me mesazhe

Vajza: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Vajza: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do ju emërojnë?

Vajza: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Vajza: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Vajza: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Vajza: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Vajza: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Vajza: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Vajza: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Vajza: Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe

BW FLASH NEWS

AFATI PËR DORËZIMIN E KANDIDATURËS PËR KREUN E PD, BERISHA: SOT U INFORMOVA PËR VENDIMIN E KOMISIONIT, DO RESPEKTOJ…“MË 30 PRILL PARTIA ERDHI MË E BASHKUAR SE ASNJËHERË”, BERISHA: 40 MIJË ANËTARË AKTIVË JANË NJË USHTRI MADHËSHTORE (MESAZHI PËR DEPUTETËT QË MUNGUAN NË KUVEND)PREVIOUSNEXT

Fillimi > -Kronikë
“Kur do ma prezantosh ndonjë shoqe?”, kërkesa e shefit të burgut për konkurrenten për police në vend të përgjigjes pozitive
03 Maj, 2022 21:15UntitledMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play

Denoncimi i radhës e ka çuar emisionin investigativ “Stop” në Lushnjë. Një nënë e divorcuar dhe me një vajzë certifikohet për police burgu dhe jep dorëheqjen nga puna që bënte si police bashkiake në qytetin e Lushnjes.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Divjakës sipas procedurës ka dërguar informacion negativ tek burgjet për kandidaten. Në fakt, dënimi i vëllait të kandidates për trafik klandestinësh e ka penalizuar njëherë atë kur kërkoi të bëhej police shteti.

Ndaj në këtë rast, gruaja para se të regjistrohej në konkursin ku dhe u certifikua u konsultua dhe iu tha se nuk i prishte punë rasti i të vëllait.

Denoncuesja: Problemi im qëndron te pjesa që më kanë penalizuar, skualifikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pasi unë u certifikova, kalova provimet dhe çdo gjë dhe komisariati i zonës time më skualifikoi, më penalizoi duke më çuar një vërtetim besueshmërie negativ.

Unë kam punuar pranë bashkisë Divjakë si policie bashkie, kam punuar gati 2 vjet e gjysmë deri në momentin që u hapën aplikimet për në Policinë e Burgjeve. I kam bërë gati të gjitha dokumentet, kam dorëzuar dosjen në Drejtorinë e Përgjithshme dhe ku u përzgjodh dosja ime dhe pastaj filluan testimet.

Gazetari: Sa kanë zgjatur këto testime dhe kualifikimet që ju keni bërë për këtë vend pune?

Denoncuesja: Në shtator unë kam dorëzuar dosjen atje, në tetor jam njoftuar që dola fituese, që dola një prej fituesve. Kam filluar testimet që zgjatën tetor-nëntor. Domethënë që brenda kësaj periudhe u bënë 4 testime dhe unë tek të 4 dola fituese. Pasi i mbarova të 4 provimet, dolën datat e trajnimeve dhe në këtë periudhë unë jam detyruar që të lë punën në bashki për të ndjekur trajnimin që bënte drejtoria, kështu që u detyrova të lë punën që të bëj trajnimin 2 muaj. Trajnimi filloi në Dhjetor dhe përfundoi në 2 Shkurt. Në 2 Shkurt bëmë testimin e fundit, mora dhe certifikatën. Pas një jave na e kanë dërguar certifikatën nëpërmjet e-mailit dhe po prisja emërimin. Kur më thirrën në Drejtorinë e Përgjithshme për të më komunikuar që unë jam skualifikuar nga çdo gjë që unë kam bërë deri më sot, shefja e burimeve njerëzore më tha që nga komisariati ka ardhur një letër që tregon se ti ke disa probleme familjare, vetëm kaq.

Gazetari: Po vërtetim i besueshmërisë nuk u kontrollua që në fillim qëkur ju hytë në këtë pozicion pune. A nuk iu tha që mund të ju penalizojë diçka që ju mund të keni në lidhje me besueshmërinë?

Denoncuesja: Pa iu futur fare kësaj valleje, unë kam pyetur se për një problem të vogël familjar që kam dhe më thanë se nuk ka asnjë lloj problemi. Vëllai im para 2 vitesh është kapur me pjesën e sirianëve, siç quhen klandestinët. Në momentin që vëllai im është kapur, unë kam qenë në procedurë për në Polici të Shtetit dhe më penalizuan po për të njëjtën arsye. Kësaj, here para se të filloja dokumentet, kam shkuar të shefi dhe ia bëra të ditur që unë të mos e lë punën, gjëja kryesore sepse unë isha në një punë shteti, në një punë me uniformë dhe më thanë që jo, mjafton që ti të mos punosh në një institucion ku vëllai yt vuan dënimin dhe më thanë se çdo gjë është okay.

Gazetari: Ju ndërkohë jeni e ndarë nga trungu familjar, nuk keni asnjë lidhje?

Denoncuesja: Po, unë jam ndarë që në vitin 2014, jam e divorcuar dhe në certifikatë familjare jam vetëm unë dhe vajza ime.

Në këtë rast shefi i krimeve në Divjakë, Lorenc Braho i ka dërguar mesazhe kandidates, duke i kërkuar t’i gjente ndonjë “shoqe”. Në këtë mënyrë do të ketë në dorë përgjigjen pozitive për vendin e punës, për të cilin ka konkurruar.

Denoncuesja: Dua që të zgjidhet ky problemi im sepse kuptohet se është diçka që është bërë për inat. Ndodhën disa konflikte të vogla nëpërmjet mesazheve.

Biseda me mesazhe

Vajza: Mirëmëngjes, a ka ardhur gjë?

Lorenc Braho: S’jam në punë.

Vajza: Ok, se po iki të pyes vetë.

Lorenc Braho: Kur do ju emërojnë?

Vajza: Përderisa dolën këto, ndoshta nga java. Sa të emërohem një drekë e keni.

Lorenc Braho: Drekën po e po por ndonjë shoqe të hajrit kur do të na e prezantosh?!

Vajza: Po ti je shef, i kap kollaj.

Lorenc Braho: S’kam kapur gjë deri tani.

Vajza: Po, a ke parë femra?!

Lorenc Braho: Po nuk vij vërdallë shumë.

Vajza: Po si pret të kapësh pra, te komisariati s’të vijnë?!

Lorenc Braho: Ke të drejtë, s’na ndihmon dot.

Vajza: Ti e ke parë që unë kam shokë dhe jo shoqe.

Lorenc Braho: Po, po.

Vajza: Ti do gocë tamam, nuk do që ta marrë vesh e gjithë Divjaka.

Lorenc Braho: Po normal se këtu sa me llafe merren.

Vajza: Po pra.

Lorenc Braho: Ndaj studio pak ndonjërën.

Vajza: Do e kem parasysh.

Lorenc Braho: Ok.

Denoncuesja i thotë se mesazhet e tij i ka ruajtur dhe do t’i çojë në emisionin “Stop”. Në këtë moment shefi i premton se do të zgjidhë çdo gjë të hënën.

Denoncuesja: Ai e ka studiuar, ndaj dhe unë u skualifikova. M’u tha që ti je e skualifikuar nga e gjithë kjo që ti ke bërë.

Pasi dola nga drejtoria e kam telefonuar dhe më ka bërë bllok dhe as 30 minuta nuk kaluan kur më shkruan dikush në emër të tij me një numër tjetër.

Biseda me mesazhe:

Mesazhi: O shefe, Dinua jam. Jam me shefin e krimeve dhe më thotë që të aplikosh prapë që të ia jap se i kishte rënë bilbilit.

Vajza: Do të merret “Stop” me këtë punë tani.

Mesazhi: Hajde flasim nesër.

Vajza: Nuk dua të flas me asnjë. I kam të gjitha mesazhet, do t’i çoj tek “Stop” legenat.

Mesazhi: Po hajde ta marrësh nesër.

Vajza: Çfarë të marr nesër?

Mesazhi: Atë që do. Të hënën hajde. Atë tjetrën e merr ta sjellësh që është bërë gabim.

Por të hënën shefi i krimeve pretendon se ishte i sëmurë.

Denoncuesja: Shefi, si je si kalove?

Shefi i krimeve: Kush je mo?

Denoncuesja: Të hënën më thatë që do të më jepnit një përgjigje tamam të hënën dhe prandaj të mora se është e hënë.

Shefi i krimeve: Po unë u sëmura…

Loading...