Gjatë këtyre ditëve në Indi termometri ka shënuar temperaturat më të larta të rregjistruara ndonjëherë duke kapur vlerën e 47 gradëve.
Shteti Indian i Maharashtras ka rregjistruar ditën e sotme 25 vdekje, nga shkaku i temperaturave të larta që nga fundi i muajt Mars.
Sipas meterologëve, reshjet e shiut nuk priten që të bijnë deri muajin e ardhshëm ndaj ndërprerjet e energjisë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në disa zona të vendit. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonat rurale të shtetit më të pasur indian, raporton ‘Reuters’.
India është prodhuesi i dytë më i madh i grurit në botë, por vapa do të zvogëlojë të korrat e këtij viti, pas pesë vitesh radhazi të korrjeve rekorde.
Me rritjen e kërkesës për energji elektrike, rritet edhe mungesa e qymyrit.
India ka shënuar Marsin më të ngrohtë në më shumë se një shekull ku temperatura maksimale ka qenë 33.1 gradë celcius e cila është mbi normalen.