Krimi godet sërish në pak ditë.
Pas njgjarjes në Elbasan ku mbetën të vrarë tre persona një tjetër krim ndodhi këtë mbrëmje në Ballsh.
Krimi në familje ka tronditur qytetin e Ballshit mbrëmjen e sotme, në ditën e dytë të Vitit të Ri.
Një shtetas ka vrarë me thikë gruan e tij dhe kunatën (motrën e gruas).
Dy viktimat mësohet se janë të moshës 31 dhe 18 vjeç, ndërsa autori i krimit 33 vjeç.
Dyshohet se autori i vrasjes së dyfishtë ka qenë në gjendje të dehur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të krimit në familje që tronditi Ballshin.-laberianews
Loading...