Prindër e fëmijë protestojnë te shkolla në Rinas, u bashkohen dhe mësuesit: S’ka asnjë rrugë alternative, 30 kilometra nuk i bëjmë dot!

Protesta e banorëve të Rinasit është zhvendosur pranë shkollës 9-vjeçare të zonës. Prindër e fëmijë po protestojnë tashmë prej 3 ditësh kundër projektit të ARRSH-së për lëvizjen drejt aeroportit të Rinasit me një sens lëvizjeje, e kësaj kundërshtie i janë bashkuar dhe mësuesit.

Në një prononcim për mediat ata thanë se janë me komunitetin dhe deri në momentin që kjo situatë të zgjidhet mësimi do të bojkotohet.

“Na penalizon se është rrugë e përditshme, rruga është e rrezikshme për fëmijët. Ne jemi me fëmijët! Jemi me komunitetin, stafi ka qenë i plotë në shkollë dhe i kemi rënë rreth e rrotull, s’kemi rrugë tjetër. Duhet të bëjmë 30 kilometra rrugë”-tha njëri nga mësuesit.

“Ne kemi bërë kërkesë në ministri duke thënë se fëmijët shkelin në rrugë të automjeteve, nuk na sollën as furgon. As në këmbë as në makinë nuk ka zgjidhje, s’ka as rrugë alternative. E kemi njoftuar dhe drejtoreshën për situatën. Unë bashkohem me protestuesit, jam dhe vetë i penalizuar”-u shpreh një tjetër.

Loading...