Edi Rama i ka kushtuar sot një urim vlonjatëve. Ai shprehet se ka nderin të jetë deputet i qarkut ku kaloi fëmijërinë.
Rama, urimin e shoqëron dhe me një video ku shfaqet Vlora në atmosferën e festave, nuk mungon as kryetari i bashkisë, Dritan Leli.
Ja çfarë shkruan në facebook:
Nje urim i posaçëm për të gjitha familjet e Vlorës, pa dallim, gjyshërit, gjyshet, prindërit e fëmijët e Vlorës, nga bregu i detit deri thellë në malet e Labërisë, vendi ku kaloja verën si fëmijë e ku kam sot nderin e madh të shërbej edhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Qoftë një vit i mbarë e me shëndet e me të mira për të gjithë ju, krejt pavarësisht bindjeve e simpative tuaja politike dhe me vargjet e mahnitshme për Vlorën, brendashkruar zemrës suaj:
Vlorën vetëm Vlorën
thelb e kam në zemër
Ditën e kam dritë,
natën e kam endërr
-laberianews