Edhe sot banorët e zonës ku ndodhet rruga e Rinasit janë mbledhur në protestë. Ata shprehen kundër vendimit të Autoritet Rrugor Shqiptar që e bëri këtë rrugë me një sens, pra vetëm vajtje në aeroport, ndërsa për kthim do të përdoret rruga e vjetër, që i bie nga Vora.
“Me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që, për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport”, thuhet në njoftim.
Protestuesit sot kanë bllokuar rrethrrotullimin e Rinasit. Banorët shprehen se me këtë vendim fshati i tyre izolohet, duke i penguar në zhvillimin e aktiviteteve dhe shërbimeve. Sipas tyre, duhet të shkosh deri në Shkodër, pastaj të çosh një të sëmurë në spital.