Zbulohet lloji i ketaminës në trupin e 9-vjeçares që mendohet se u vra nga nëna, ja dy skenarët e frikshëm…

Zhvillimet të reja kanë dalë në dritë lidhur me rastin e vajzës 9-vjeçare në Patra, Greqi, e cila dyshohet se është çuar drejt vdekjes nga nëna e saj.

“Star” ka publikuar informacionet e reja se ketamina që është gjetur në trupin e fëmijës, që i shkaktoi vdekjen pasi i është dhënë në dozë të lartë, është ketaminë e pastër farmaceutike.

Testet toksikologjike treguan se substanca e gjetur tek Georgina ishte ketaminë e pastër me origjinë mjekësore, pa elementë parafarmaceutikë ose parapërbërës.

Kjo do të thotë se tashmë gjërat ndryshojnë, pasi ekspertëve, ekzistojnë në thelb dy skenarë për momentin: nëse personi që i dha ketaminën Georginës e gjeti atë në tregun e zi, duhet të ishte raportuar më herët nga një spital ose farmaci, pasi duhej kuptuar mungesa e saj.

Nga ana tjetër, qëndron skenari se ketamina është gjetur dhe i është dhënë autorit të dyshuar përmes ambientit spitalor, gjë që do t’i japë një dimension të ri çështjes dhe do të ngrejë shumë pikëpyetje të reja.

Loading...