Bruno bën deklaratën e papritur për Anën/ Çfarë po ndodh me çiftin e ‘Për’puthen’?

Bruno Shemsho ka treguar detaje për lidhjen e tij me Anën që ndonëse pranoi se po shkon shumë mirë u shpreh skeptik për të ardhmen.
Dy nga gjërat për të cilat ata zihen më shpesh, sipas Brunos, është fakti që Ana del vonë natën dhe fakti që ajo nuk i komunikon çdo gjë.

“Etika e veshjes ka shumë lidhje me karakterin e njeriut. Nuk mund të shkoj në punë veshur si për club striptizmi. Nëse del me dikë në darkë nuk vishesh e ekzagjeruar sepse do vendosësh në siklet partnerin. Ka norma veshja. Unë i them disa herë që kjo gjë nuk më pëlqen, nëse ajo vazhdon unë i jap fund lidhjes sepse kjo do të thotë se ajo nuk interesohet për mua dhe ato që unë mendoj. Të ardhmen e mendoj me Anën por jam pak skeptik këto ditët e fundit.

Pas Për’puthen lidhja ka shumë vështirësi. Se atje bën takime një herë në javë dhe mund të flasësh me të tjerët, me një shok, ta ndërmjetësosh lidhjen. Ajo ka pikëpamje të tjera, unë kam të tjera. Në pamje të parë Ana duket shumë e qetë por është vullkan.

Mund të plas në çdo moment, nuk e kam parë akoma të plasë por uroj mos të ndodh kaq shpejt. Shkaku kryesor i debateve janë të dalurat e netëve të vona. Unë rri në shtëpi, Ana del. I kam thënë më komuniko çdo gjë që të di çfarë po bën. Ndonjëherë harron dhe ky ka qenë debati ynë i fundit. Unë e marr me kamër shpesh.”

I pyetur nëse e tremb fakti se nuk mund të ndahet nga Ana nëse gjërat mes tyre nuk funksionojnë sepse publiku do mendojë se ishte lojë, Bruno tha: “Aspak. Njerëzit kanë qenë të martuar dhe me fëmijë e janë ndarë e nuk janë gjykuar. Nëse njerëzit e konsiderojnë lojë faktin që unë dalë me të, puthem, investoj te ajo dhe ajo te unë, atëherë publiku është shumë pa logjikë.“

Loading...