Vlore – Deputeti Socialist Fate Velaj rindërton me lekët e tij banesën e familjes në nevojë në fshatin Panaja

Në prag të ndërrimit të viteve, deputeti socialist i qytetit të Vlorës, Fate Velaj, ka rikonstruktuar shtëpinë një familje e cila jetonte në kushte të vështira ekonomike.

5 anëtarët e kësaj familje, i janë gëzuar Vitit të Ri duke festuar në një banesë krejtësisht të re.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe videon e banesës së rindërtuar për këtë familje.Me iniciativën e vet, deputeti socialist e ka rindërtuar plotësisht banesën nga e para.

Pamja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me të shkuarën.

Tashme kjo banesë i plotëson të gjitha kushtet për të bërë një jetë dinjitoze. Shtëpia e re tashme ka dhoma gjumi, kuzhinë, e shtruar me pllaka dhe me të gjitha pajisjet e orenditë e nevojshme.

I gjithë investimi është bërë nga deputeti socialist Fate Velaj, i cili me këtë gjest bujarie u ka dhënë një perspektivë të re kësaj familje në nevojë.

Ja si shprehet deputeti Fate Velaj nepermjet nje statusi ne facebook : Gjatë një inspektimi nëpër zonën time elektorale, hyra dhe në shtëpinë e familjes Memini në Panaja. Në një dhomë ku dyshemeja ishte e shumta baltë, ku tavani prej kashte ishte varur e po binte, ku dritaret ishin me plasmas mbuluar e në bahçe dukej një kasolle WC e ku matanë çatisë dukej qielli…pashë një vajzë që po bënte mësimet e shkollës. Dua të falenderoj gjithë ata miq biznesmen nga Vlora që ju përgjigjen thirrjes time për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje e rindërtuar atyre shtëpinë, për të cilën dhe unë, kontribova financiarisht.
Panaja, 31 Dhjetor 2018

Të lutem, shikoje këtë 2 minuta video për ta parë me sytë tuaj ndryshimin Ps: gjendja ishte dhe më dramatike por, fatkeqësisht, disa filmime mu fshinë gabimisht

/o.l/./a.g/ ATA

Loading...