Një ngjarje e rëndë do të regjistrohej në Durrës ku një 53-vjeçare do të përdhunohet nga një i ri në Durrës.
Sipas burimeve Klaudio Karaj ka hyrë më forcë në banesën e gruas dhe e ka përdhunuar. Ai nuk është mjaftuar me kaq, por i ka grabiitur asaj edhe një shumë parash.
Gruaja ka folur në komisariat duke thënë se është njohur me përdhunuesin nëpërmjet komshiut dhe se e ka kërcënuar se do e vriste.
Ndër të tjera 53-vjeçarja tha se pasi autori e ka përdhunuar i ka marrë një sasi prej 200 mijë lekësh.
Ndërkaq i riu ndodhet në prangat e policisë së Durrësit.
Ngjarja:
28-vjeçari është futur me dhunë në banesën e 53-vjeçares dhe dyshohet se e ka përdhunuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.9, të qytetit bregdetar, ndërsa njoftohet po ashtu se i riu Klaudia Karaj pasi ka thyer derën e banesës së gruas, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe më pas i ka vjedhur edhe një shumë parash.