Vritet gazetari, trupi u gjet i mbështjellë me plastikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Meksikë ku bëhet me dije se është vrarë një gazetar i njohur. Luis Enrique Ramirez Ramos, është i nënti që nga fillimi i vitit, që vritet në Meksikë. Kufoma e 59-vjeçarit u gjet në rrugë, pranë Kuliakan, tha prokurorja Sara Quinones përmes Twitter.

“Është e qartë se është një vrasje. “Trupi u gjet në periferi të Culiacan, i mbështjellë me plastikë ,” i tha AFP Balbina Flores, përfaqësuese e RSF në Meksikë.

Luis Enrique Ramirez ka punuar për gazetën El Debate. Ai ishte gjithashtu themeluesi i faqes së internetit të lajmeve Fuentes Fidedignas.

Ai është gazetari i nëntë që vritet në 2022 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme në botë për ata që ushtrojnë këtë profesion.

Loading...