Ekzekutoi me 7 plumba gruan e tij para derës së gjykatës, merret vendimi për Koço Buzon

Prokuroria e Elbasanit ka njoftuar përfundimin e hetimeve për shtetasin Koço Buzo i cili në datën 6 maj të vitit 2021 ekzekutoi me armë përpara ambienteve të gjykatës gruan e tij Liljana Buzo me të cilën ishte në proces divorci.

Pas përfundimit të hetimeve, dosja e ngjarjes së rëndë do të dërgohet për gjykim dhe pritet vendimi përfundimtar për 59 vjeçarin.

Liljana Buzo u qëllua me 7 plumba sapo doli nga gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 59-vjeçarin Koço Buzo. Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona.

Njoftim Zyrtar Prokuroria Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 535, për ngjarjen e ndodhur më datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të pandehur shtetasin:

Koço Buzo hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” me akuzën e ngritur për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuara nga nenet 79 gërma “e” dhe “ë”, e 22, 79/c, 274 dhe 278/1 të Kodit Penal, ku mbeti viktimë bashkëshortja e autorit, shtetësja Liljana Buzo si dhe mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj.

Ngjarja i referohet datës 06/05/2021 në të cilën në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorci.

Loading...