Shpërthen fabrika në Rus’, re të mëdha tymi ‘pushtojnë’ qiellin

Një fabrikë kimike ruse ka shpërthyer në flakë ditën e sotme.Shpërthime të mëdha u raportuan nëpër cisterna hekurudhore që përmbanin tretës në një fabrikë në Dzerzhinsk.

Qyteti, rreth 250 milje në lindje të Moskës, është quajtur vendi më i ndotur në botë.

Re të mëdha tymi pasuan shpërthimet rreth orës 11:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Më shumë se 150 punonjës të zjarrfikëses kaluan nëntë orë duke luftuar me flakët.

Objektet në gjithë Rusinë janë goditur me zjarre misterioze mes spekulimeve për një sabotim të mundshëm nga Ukraina në një luftë të fshehtë kundër pushtimit brutal të Vladimir Putin.

Loading...