Zgjidhet kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Edi Paloka është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota, përballë kandidates Eleina Qirici e cila mori 79 vota.

Paloka në këtë mënyrë rikthehet sërish në krye të Këshillit Kombëtar, pas shkarkimit disa muaj më parë nga Lulzim Basha, i cili e zëvendësoi atë me Arta Sakjan.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, ka votuar gjithashtu një rezolutë për kriteret e zgjedhjes së Presidentit të ri, ku zotohen se PD nuk do të jetë fasadë e Edi Ramës në këtë proces.

Loading...