Një grua goditi të dashurin e saj me makinë pasi e gjeti të zhveshur në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas policisë.
Burri u arrestua dhe përballet me akuzën për sulm seksual ndaj një të mituri, thonë autoritetet.
Rreth orës 1 të mëngjesit të 8 gushtit 2021, një grua thirri policinë duke pretenduar se i dashuri i saj ishte në shtrat me vajzën e saj 7-vjeçare, sipas raporteve të policisë.
Emir i burrit është shënuar në raportin e policisë si Delmer Orlando Ortiz Licona.
Raportet e policisë thonë se gruaja i ka thënë 911 se i duhet një oficer në shtëpinë e saj.
Gjatë telefonatës, sipas raporteve, gruaja po bërtiste “Çfarë po i bën asaj?”
Ajo më pas i tha oficerëve: Sapo gjeta burrin tim lakuriq në shtrat me vajzën time”, raporton KCBD, degë e NBC.
“Ju lutem nxitoni, ai po ikën”, vazhdoi gruaja.
“Nxitoni ose unë do ta vras. Unë do të shkoj ta vras”, shtoi gruaja.
Oficeri më pas dëgjoi gruan duke i thënë vajzës së saj të hipte në makinë.
Kur polici e pyeti nëse fëmija ishte mirë, gruaja i tha: Po u ktheva në shtëpi në kohë.
Gruaja më pas i tha policit se po ndiqte burrin me makinën e saj, shkruan The Sun.
Sipas raporteve, policët dëgjuan një zhurmë dhe më pas fëmijën që filloi të qante.
Ndërkohë që telefoni ishte hapur, gruaja tha: Dërgoni një ambulancë, ai u hodh para makinës sime.
Licona thuhet se u arrestua në prill të këtij viti dhe para hetuesve pretendoi se është i pafajshëm duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai është dërguar në qendrën e Paraburgimit të qarkut Lubbock, thanë autoritetet/abc/