Receta për një vit të mbarë!

Marrim 12 muaj dhe i pastrojmë mirë e mirë nga: trishtimi, krenaria e tepërt, urrejtja, zilia, frika dhe stresi.

Ndajmë secilin prej tyre në 29 ose 30-31 ditë sipas rastit, në mënyrë që sasia të na mjaftojë për një vit të tërë.

Çdo njërën prej ditëve e përgatisim veçant duke ndarë në tri pjesë: punë, qetësi, gjallëri. Pasi i ndajmë, shtojmë mbi secilën: një lugë TOLERANCË, pak MIRËKUPTIM dhe një pikë SHPRESË.

Mbi masën e përgatitur hidhet shurup DASHURIE dhe MIRËSIE. Fillojmë dhe punojmë brumin duke shtuar një dorë KURAJO dhe më pas e pjekim me një BUZËQESHJE dhe me një filxhan kafe ose çaj sipas rastit.

KJO RECETË NUK REALIZOHET
NËSE I ZËVENDËSONI
PËRBËRËSIT E MËSIPËRM.

Sa më shumë komunikim me
njëri-tjetrin! Sa më pak ankthe në përballimin e vështirësive të jetës së përditshme.
Gëzuar! – laberianews

Loading...