E kishin kthyer qendrën e masazheve në ‘fole’ prostitucioni, kapet mat çifti

Një çift në Tiranë është arrestuar pasi kishin përshtatur qendrën e masazhit për prostitucion.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Couple 1”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Loading...