Kriset marrëdhënia e ngushtë mes Sabianit dhe Ilir Shaqirit?! Këngëtari çudit me përgjigjen

Këngëtari i njohur Sabiani dhe balerini Ilir Shaqiri janë ndër personazhet më të komentuara edhe pas daljes nga “Big Brother”.

Ata u përfolën së tepërmi për lidhjen e tyre “vëllazërore” që krijuan gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother”.

Por së fundmi mesa duket marrëdhëniet mes tyre kanë ndryshuar, pasi Sabiani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Më lër të flas” se Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Çfarë do të bëje ndryshe po të ishe sërish?
Sabiani: Nuk do shihja dot debate, do ta bëja ndryshe.

Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?

Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.

Romeo: Kur do heqësh dorë nga muzika?

Sabiani: Kur të mos donte Zoti do ta lija muzikën.

Loading...