Tragjike! 35-vjeçari hidhet nga kamioni që s’i punonin frenat, humb jetën

Një 35-vjeçar nga Hasi humbi jetën paraditen e sotme në tentativë për t’i shpëtuar një aksidenti.

Ai u hodh nga kamioni që po drejtonte, pasi kuptoi se nuk i funksiononte sistemi i frenave. S.J, banues në fshatin Gajrep, Has, dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit në tentativë për të shpëtuar, por fatkeqësisht, ka ndërruar jetë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në vendin e quajtur Qafë Barak në Has.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...