Banorët e lagjes 13 bë zonën e plazhit në Durrësit do të duhet të lënë për 4 orë banesat e tyre gjatë ditës së nesërme, për shkak të shembjes me shpërthim të kontrolluar të një pallati.
Në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës(IMT) në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6 katësh, ADC, në lagjen 13 Plazh, në njësinë administrative nr.5, rruga “David Selenica”, Nr.18, Durrës.
Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati që ditën e martë, datë 10 maj 2022, nga ora 12.00 deri në orën 16.00 të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.
Shpërthimi do të kryhet në orën 14.00.