Gjendja e çiftit që u aksidentua dje në Tiranë: ‘Babai me 5 brinjë të thyera, nëna koshiente por…’

Aksidenti i djeshëm në Tiranë, ku një makinë luksoze përplasi çiftin e bashkëshortëve bashkë me foshnjën e tyre 3 muajsh, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb detaje nga gjendje shëndetësore e Vilma dhe Arjan Konomit, të cilët u morën para nga një mjet që nuk respektoi sinjalistikën, ndonëse çifti ecte te vijat e bardha.
Burime nga spitali i Traumës thanë për Çelmetën se gjendja aktuale shëndetësore e çiftit të aksidentuar është e stabilizuar.

Tashmë çifti ndodhen në një dhomë ne spital dhe kanë dalë nga reanimacioni, ndërkohë që pritet t’iu bashkohet edhe vajza e tyre e vogël, e cila fatmirësisht nuk pati lëndimeve, veç një gërvishtje të lehtë te syri.

Sipas mjekëve burrë e grua janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, foshnja doli sot nga spitali, ndërsa nuk ka nevojë për trajtim mjekësor, por është vendosur që të jetë në një dhomë me prindërit e saj.

Mësohet se 43-vjeçarja Vilma Konomi është koshiente dhe ka reaguar, por ka disa thyerje në trup. Ndërsa 48-vjeçari Arjan Konomi ka 5 brinjë dhe legenin të thyer.

Loading...