‘Ajas Sulejmani telefonoi vetë policinë’, Artan Hoxha: Ka lokalin te gryka e Këlcyrës dhe një palestër në Tiranë

Gazetari Artan Hoxha tregon si u arrestua Asaj Sulejmani, shkaktari i një aksidenti të rëndë në Tiranë një ditë më parë.
Sipas Hoxhës, Sulejmani shkoi në një spital privat pasi mendoi se ishte plagosur vajza e tij 5-vjeçare që ndodhej në makinë me të. Nga spitali, përsëri sipas Hoxhës, Sulejmani telefonoi policinë dhe rrëfeu aksidentin e kryer.

Hoxha bëri dhe një background të Sulejmanit, duke thënë që është një person i fuqishëm ekonomikisht.

Pjesë nga deklarata e Hoxhës në emisionin “Opinion”:

Në momentin që ka parë karocën me fëmijë ka tentuar të shmangej. Dhe ka bërë atë kthesën e fortë. Ka shkuar te spitali sepse ka kujtuar se ka dëmtuar dhe fëmijën e vet, se po qante. Pasi ka shkuar te spitali, një njeri i afërt i tij ka marrë në telefon shefin e policisë së qarkullimit dhe i ka thënë filan person e kam në filan spital. A duhet të vijë ky të paraqitet apo të vini ju. Kur e ka parë që policia është vonuar. Vetë personi, Ajas Sulejmani ka marrë policinë dhe i ka thënë jam personi që ka shkaktuar aksidentin.

Problemi është a ka qeën aty nën efektin e lëndëve narkotike apo jo? Analiza e pakundërshtueshme nuk del aq shpejt. Personi në fjalë jeton te Kodra e Diellit, e shikoja 3-4 herë në ditë. Ka qenë i arrestuar në Amerikës se ka tentuar të hyjë nga Kanadaja në SHBA nëpërmjet liqenit të madh dhe është kapur me mjet lundrues. Është njeri që nga ana financiare, lokali në grykën e këlcyrës është në pronësi të tij, ka një palestër të famshme te sheshi Willson.

Loading...