‘Tronditen’ shkencëtarët, e pazakontë çfarë ka dalë në bregun e Detit të Zi

Shkencëtarët besojnë se lufta në Ukrainë mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit të ngordhjeve të delfinëve në Detin e Zi.

Sipas studiuesve ndotja e shtuar akustike në pjesën veriore të Detit të Zi nga 20 anije të marinës ruse dhe nga aktivitetetet e vazhdueshme ushtarake mund të ketë çuar delfinët në jug drejt brigjeve turke dhe bullgare.

The Guardian raporton se që prej fillimit të luftës në Ukrainë, Turqia ka regjistruar një numër të lartë delfinësh të ngecur në rrjeta përgjatë bregut të Detit të Zi.

Më shumë se 80 delfinë u gjetën të ngordhur në të gjithë Detin e Zi perëndimor të vendit, të cilin Fondacioni Turk i Kërkimeve Detare (Tudav) e përshkroi si “një rritje të jashtëzakonshme” .

Hetimet fillestare nga Tudav zbuluan se rreth gjysma e këtyre delfinëve u vranë pasi u ngatërruan në rrjetat e peshkimit.

Fati i gjysmës tjetër, megjithatë, është ende një “pyetje pa përgjigje”, sipas Dr Bayram Öztürk, kryetari i Tudav, pasi nuk u gjetën shenja ngatërrese apo plagë me armë zjarri në kufomat.

“Trauma akustike është një nga mundësitë që më vjen në mendje,” tha Öztürk.

Loading...