E rëndë, burri bie nga kati i 6-të i pallatit dhe humb jetën 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në kryeqytet.
Ngjarja ndodhi në rrugën Kasem Shina në Tiranë.

Mësohet nga burimet se viktima është rreth 50 vjeç. Ai eshte identifikuar si Krenar Aliu.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Loading...