Gazetarja Aida Shtino e ka quajtur një turp prezantimin e Shqipërisë mbrëmjen e djeshme në Eurovision. Shtino shkruan se kjo performancë promovon vetëm banalitet dhe antivlera.
“Epo nese ky prezantim quhet art se di, ndoshta shijet e mia nuk e paskan kuptuar kete gje…
Kush i ka veshur keshtu se mar vesh , po nuk percjell aspak hijeshi, por vetem banalitet provokues….
Kush eshte ai “stilist” qe i ka veshur ata kercimtaret ashtu….?!!!!!!
Te shemtosh fustanellen tone te bukur ne ate menyre eshte gjeja me e keqe qe mundet ti besh tradites dhe kultures tone…
Prezantimi i tyre tregon gjendjen kulturore e artistike, psiqike qe e ka kapluar vendin tone, ku promovohen antivlerat dhe banalitetet dhe vlerat jane strukur ne qoshe dhe nuk guxojne te dalin , se i ka mbytyr shemtia…..
Ky prezantim…. nje turp per artin shqiptar ne cdo drejtim….nuk mundet te them asgje tjeter vecse keqardhje….”, shkruan Shtino.