A do të ketë hetim për Gaz Pajën dhe Artan Gaçin? Konferenca e Kryetarëve merr vendimin pas kërkesës së PD

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për Investimet Strategjike”.
Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik.

Ku argumentojnë se, megjithëse qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, ai u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Sipas deputetëve në këtë rast mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet.

Deputetët kërkuan hetim për emra si Gazmend Paja, që e akuzojnë se ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi dhe rasti i bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi, që e akuzojnë se ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë, sipas deputetëve demokratë.

Loading...