Një nga rivalët më të mëdhenj artistikë të Ronela Hajatit në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH ishte Alban Ramosaj.
Artisti kishte një baladë që u prit shumë mirë nga publiku, megjithatë nuk arriti dot të ishte pjesë e Eurovision 2022.
Por çfarë ka për të thënë Albani pas skualifikimit të Ronela Hajatit që në natën e parë?
Blogeri Olti Curri ka publikuar një mesazh zanor nga përgjigja e Albanit në lidhje me pyetjen: Cili është qëndrimi yt për lajmin se Ronela Hajati nuk mundi të hyjë në finalen e Eurosong 2022?
Albani tha:
“Më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë duke parë Eurovisioni. Nga ana tjetër për shembull po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finale do kishim hyrë por edhe gjysmëfinalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën!”
Mirëpo Albani ka reaguar në Instagramin e tij pas këtij lajmi nga OIti Curri, duke e mohuar komplet.
Këngëtari ka shkruar:
“Si duket qënkan disa individë që po tentojnë të më dëmtojnë imazhin duke shpifur opinione në emrin tim madje dhe duke imituar zërin tim publikisht.
Jan deklarata të shpifura, të publikuara pa etikë dhe që vijnë nga një komplot i udhëhequr nga individë të dështuar e të frustruar. Njoftoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë sjellje të mjerë që vjen nga shpirtra të dëshpëruar dhe nuk përputhet me standardet e mia.
Opinionet, mendimet dhe njoftimet e mia publikohen në llogarinë time zyrtare dhe unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për asnjë publikim jashtë llogarive të mia zyrtare të mediave sociale. Fat i vështirë per haters-at.
Grupi im ligjor është njoftuar për kte situatë dhe po punojnë që të zbulojnë idividët të cilët do perballen me çfarë ju takon, me meritë. :)”