Denoncimi/ Fëmijët refuzojnë të takohen me babain dhunues: Po u more me mamin ke punë me mua pastaj

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë rastin e një gruaje e cila është ndarë me bashkëshortin, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike.
Përveç kësaj, ajo u shpreh se po vritej për herë të dytë nga shtetit pasi institucionet po detyrojnë me zor fëmijët e saj që të takojnë babin dhunues.

Për çështjen e divorcit të vështirë, në të cilin fëmijët nuk duan të takojnë babain e tyre dhunues, emisioni Stop” publikoi kamera në bisedat me punonjësen sociale, psikologen Aleksandra Puçi e përmbaruesin Klodian Petri.

Fëmijët bëjnë rezistencë edhe për takimet me këta zyrtarë.

Punonjësja sociale: Unë jam punonjësja e mbrojtjes së fëmijëve. Jam midis palëve, nuk jam as me mamin, as me babin, jam me ju!
Vajza: O teta, ne po ju themi që këtu, po e themi që këtu!

Punonjësja sociale: Atëherë, ne duam të vijmë të gjithë këtu që në momentin që s’kemi këtë raportin. Edhe mamit tënd, pa patur raportin e psikologut, do t’i merren lekët! Do t’i merret gjoba! Unë jam punonjëse sociale dhe nuk të pyes dot ty, dhe të them që ti nuk do të rrish me babin! Mami është kujdestare ligjore. Vendimi thotë, që mami është kujdestare ligjore dhe mami ka të drejta mbi ju! Ama, për të takuar babin, neve jemi këtu për të rregulluar këtë marrëdhënie. Në momentin, që ne nuk e rregullojmë këtë marrëdhënie, dhe nuk e dimë, nëse kjo marrëdhënia është e prishur apo e rregulluar, neve duam një përfundim nga psikologia! Kaq po ju kërkojmë! Që të shtunën tjetër…qoftë edhe jo të shtunën, një ditë tjetër….

Djali: Jo, unë nuk vij më!

Psikologia: Jo këtu, jo.

Punonjësja sociale: Jo këtu, jo.

Psikologia: Prapë s’po e dëgjon!

Djali: E dëgjova shumë mirë!

Psikologia: S’e dëgove fare!

Djali: Jo nuk vijmë! Jo, në asnjë takim! E dëgjova shumë mirë fare!

Psikologia: Që këto takime mos zhvillohen më, unë duhet t’ju takoj vetëm në zyrën time!

Djali: Jo, nuk pranojmë teta. Nuk dua fare! Në asnjë vend teta! Të thamë edhe herës tjetër.

Psikologia: Atëherë, unë s’arrij dot në një konkluzion! Tashi, unë nuk kam ç’të bëj! Unë do të bëj detyrën time!

Punonjësja sociale: Sa të veni 18 vjeç, do rrimë këtu të shtunave? Edhe ne të tjerët kemi punë, edhe juve jeni nxënës!

Psikologia: As unë s’dua të dal të shtunave.

Djali: Teta, mirupafshim!

Përmbaruesi Klodian Petri: Mirëmëngjes!

Psikologia Aleksandra Puçi: Si jeni? Mund të uleni të dy këtu të lutem?

Djali: Jo, jo teta! Të lutem, unë nuk dua! Po ta them vetë!

Psikologia Aleksandra Puçi: Dëgjo, uluni dy minuta, se teta nuk ka moshë për të ndejtur në këmbë!

Djali: Po ta them edhe unë teta, që nuk dua!

Psikologia Aleksandra Puçi: Është vetëm një zyrë, për të mbyllur këtë proces.

Djali: Teta, unë po ta them, që unë nuk dua të vij këtu!

Psikologia Aleksandra Puçi: Atëherë, unë dua të flas, që të kuptoj arsyet pse, që ta mbyll raportin! Këtë po të them, si ta kuptoj unë këtë në ajër? Pa folur me juve të dy, unë nuk mund ta mbyll dot raportin.

Djali: Unë po ta them, që nuk dua të vij këtu!

Psikologia Aleksandra Puçi: S’po më thua asnjë arsye!

Djali: Unë po ta them, që s’dua ta takoj babin!

Psikologia Aleksandra Puçi: Unë s’po të kërkoj, që ta takosh! Siç e sheh i nxorra jashtë! Dua të flas, të kuptoj, që të jap një argument në raportin tim! Unë kështu nuk e jap dot argumentin! Unë duhet të mbaj përgjegjësi për atë, që shkruaj, kështu unë nuk mund të them dot asgjë! Mund të them vetëm, që djali thotë, s’do ta takojë dhe kaq!

Vajza: O teta, se po na detyroni të bëjmë diçka, që nuk duam!

Psikologia Aleksandra Puçi: Është diçka, që as unë nuk dua që të ndiheni në siklet. Kjo është ça po ju kërkoj! Atëherë, edhe në qoftë se unë iki, që nesër unë jap dorëheqjen. Ok? Ika unë! Do t’ju vijë një tjetër, po i njëjti muhabet! Nuk është zgjidhje kjo!

Vajza: Ai na ka marrë rrobat, na ka nxjerrë nga shtëpia, si mund ta takoj unë atë?!

Psikologia Aleksandra Puçi: Të lutem, mbyll derën! Ulu m’i trego, t’i mbaj shënim çfarë ka bërë, çfarë s’ka bërë!

Vajza: Po ta themi shumë mirë, që nuk duam ta takojmë!

Psikologia Aleksandra Puçi: Çfarë nuk do?

Vajza: Nuk duam të bëjmë asnjë lloj takimi!

Ndërsa në një video regjistrim me të atin, ia deklarojnë edhe atij, se nuk e duan pjesë të jetës së tyre, pasi ai i ka rrahur me rrip.

Djali: Xhaxhi Klodian, pse vijmë ne këtu, se nuk po e kuptojmë?

Përmbaruesi Klodian Petri: Ju po vini në lidhje me një vendim gjykate, ku ju duhet të takoni babain, sipas një vendimi gjykate!

Djali: Po të duam ne, e takojmë!

Përmbaruesi Klodian Petri: Dakord, ekspertët….

Djali: Po ti, pse vjen të na takosh ti? No vodhe rrobat, na vodhe lodrat, pse vjen tani ti?

Babai: Babi, unë po ndjek një vendim gjykate, që jam i detyruar ta ndjek!

Djali: Nuk dua të të takoj fare!

Babai: O babi, unë kam ardhur për të mirën tuaj këtu.

Djali: Po nuk dua të shikoj, nuk e merr vesh?

Babai: Nuk do të më shikosh?

Djali: Si nuk e kupton këtë gjë? Na vodhe lodrat, na nxorre nga shtëpia….

Babai: Ju vodha lodrat babi nga burgu?

Djali: Jo, jo!

Babai: Unë kam ardhë, që të di se si jeni ju, se si jetoni ju, babi! Sepse nuk….

Djali: Në shtëpi na kishe!

Babai: Në shtëpi ju kisha?

Djali: Po!

Babai: Ju kishte dhe mami në shtëpi!

Djali: Mami është kujdesur për ne, mami na shoqëronte 24 orë të gjithë.

Babai: Po babi, çfarë ka bërë babi 14 vite?

Djali: Na ke keqtrajtuar, na ke bërtit, na ke kërcënuar.

Babai: Me çfarë të ka kërcënuar babi?

Djali: Më rrihje mua me rripin e motrës.

Babai: Me rrip të rrihja babi?

Djali: Po i kam parë të gjitha vetë!

Babai: Aty i ke parë të gjitha vetë! Nuk kam bërë asgjë, që të mos prish imazhin e mamit, sepse është nëna juaj.

Djali: Me mamin tim, s’keni punë fare!

Babai: Nuk kam asgjë me mamin unë!

Djali: Dëgjove?

Babai: Sepse është nëna juaj!

Djali: Sepse ke punë me mua pastaj, po u more me mamin. Dëgjove? Sa të rritem dhe pak, do ta shikosh! Ta thamë edhe herës tjetër…

Përmbaruesi Klodian Petri: Ëhë….

Djali: Që ne nuk duam të vijmë! Por ti na nxorre nga zyra dhe fillove, na kërcënove!

Përmbaruesi Klodian Petri: Me çfarë fjalësh të kërcënova? Unë ty nuk të kam folur fare!

Djali: Të lutem, mos më ndërprit! Të lutem!

Përmbaruesi Klodian Petri: Po, OK kur të mbarosh më thuaj, që të flas dhe unë! OK?

Djali: Dëgjo, ne ta thamë dhe herës tjetër, që nuk duam fare! Nuk na detyron njeri!

Vajza: Kur nuk kemi dëshirë, nuk vijmë!

Përmbaruesi Klodian Petri: Nuk keni dëshirë të takoni babain?

Vajza: Jo!

Përmbaruesi Klodian Petri: Me çfarë fjalësh të kërcënova atë ditë, se unë me këtë punë merrem dhe unë nuk të fola fare, po komunikoja me mamanë.

Djali: Na nxorre nga zyra!

Në një tjetër audio-regjistrim, përmbaruesi i thotë denoncueses që është bërë pengesë.

Përmbaruesi Klodian Petri: Je bërë pengesë!

Qytetarja: Me çfarë dokumenti, që unë jam bërë pengesë? Përdor argumente!

Përmbaruesi Klodian Petri: Fakti, që vjen pa fëmijë. Përdor çdo lloj forme, për të shmangur ekzekutimin e një vendimi. Kjo është pengesa!

Qytetarja: Vazhdo, në qoftë se unë kam shkelur të drejtën ligjore!…

Përmbaruesi Klodian Petri: Atëherë, do t’i sjellësh fëmijët?

Qytetarja: Zbrit edhe fol me fëmijët! Unë terror me fëmijët, harroje se bëj!

Përmbaruesi Klodian Petri: Jo mo terror! Ti terror po bën deri tashi!

Qytetarja: Jo, jo!

Përmbaruesi Klodian Petri: Po terror po bën!

Qytetarja: Jo!

Përmbaruesi Klodian Petri: Mënyra jote e të komunikuarit, ti po bën terror me mu. Po më tremb mua, jo më fëmijët!

Qytetarja: Unë po të tremb?

Përmbaruesi Klodian Petri: Po pra! Me mënyrën, ky është terrori!

Qytetarja: Nuk e di, se cila nënë të ka rritur ty, por unë jam aq e qetë sa…

Përmbaruesi Klodian Petri: Shiko, të lutem shumë, mos u merr me familjen time!

Qytetarja: Po merrem, se unë nuk i sjell dot fëmijët me zor këtu! I ke poshtë. Do të zbresësh poshtë?

Përmbaruesi Klodian Petri: Jo, unë nuk zbres poshtë! M’i sill fëmijët këtu! Zyra është këtu!

Qytetarja: Nuk ngjiten sipër!

Përmbaruesi Klodian Petri: Do flasim këtu?

Qytetarja: Fëmijët nuk të ngjiten! E pa dhe zonja.

Përmbaruesi Klodian Petri: Në bazë të ligjit, parapaguhet nga kreditori, po në përfundim në qoftë se ti je bërë pengesë për këto, paratë do t’i paguash ti! Drejtoju institucioneve! Drejtohu, ke shkuar te drejtori!

Qytetarja: Do shkoj te drejtori dhe më lart!

Kryetari Pjetër Cakaj: Alo?

Qytetarja: Zoti Pjetër…!

Kryetari Pjetër Cakaj: Urdhëro!

Qytetarja: Më fal, çfarë institucioni është, që t’i marrë fëmijët zvarrë, që të plotësohet një procesverbal nga ana e përmbaruesit. Çfarë institucioni e lejon këtë?

Kryetari Pjetër Cakaj: Këtu nuk të kanë thënë zvarrë fëmijët….

Qytetarja: Jo, ashtu po më thotë ai: Merri fëmijët, je e detyruar t’i sjellësh me zor! Të lutem shumë, do bëj ndonjë skenar filmi këtu në këtë institucion, se s’po e kuptoj! Duhet të traumatizoj fëmijët unë?

Kryetari Pjetër Cakaj: Unë nuk…

Qytetarja: I kam fëmijët në makinë. Nuk më binden, që të vijnë lart në kat të 5-të. Të lutem, ma zgjidhni juve si institucion!

Kryetari Pjetër Cakaj: Po unë nuk e di, se e ka ai Klodi.

Qytetarja: Nuk merren parasysh ndjenjat e fëmijëve në këtë rast, se nuk po e kuptoj? A është në të mirën e fëmijëve i gjithë ky proces, që po ndodh?

Kryetari Pjetër Cakaj: Më dëgjo, më dëgjo unë jam diku në një moment, dhe nuk mund të flas shumë gjatë!

Eksperti ligjor Demir Çiftja shprehet, se nuk ka asnjë ligj e as gjykatë, që të detyrojë fëmijët të takojnë prindin, kur gjë ju është mundësuar.

Loading...