Aksident i rëndë në vend, shoferi lë djalin e plagosur në rrugë dhe zhduket

Një djalë në moshë të mitur është plagosur sonte në mbrëmje ndërsa personi që shihet si përgjegjës për ngjarjen, e braktisi dhe u zhduk në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, raporton noa.al duke cituar policinë lokale.

Automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Adoleshenti Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në rrugën rurale të fshatit Gur, Këlcyrë, mjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në fshatin Gur, ka aksidentuar shtetasin Y. Sh., 14 vjeç.

Shtetasi K. J., pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Shtetasi Y. Sh. po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...