Përgatituni për pasojat/ Franca paralajmëron botën: Bëhuni gati! Lufta në Ukrainë do të zgjasë

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmëruar udhëheqëzit ndërkombëtarë se lufta në Ukrainë do të vazhdojë prandaj edhe duhet të përgatiten.

Në një deklaratë për mediat ministri tha se liderët tani duhet të përgatiten për një luftë afatgjatë e cila do të sjellë pasoja të rënda në mbarë botën.

“Unë do të theksoja gjithashtu se ne tani duhet të marrin masat për një konflikt që do të zgjasë, me pasojat që do të ndihen në nivel ndërkombëtar dhe veçanërisht në fushën e sigurisë ushqimore. “tha ai.

Gjithashtu ai tha se bisedimet ndërkombëtare duhet të përqëndrohen në rritjen e çmimeve të ushqimeve pasi organizatat kanë paralajmëruar për një krizë globale ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.

Loading...