Koreja e Veriut ka konfirmuar vdekjen e saj të parë nga Covid-19.
Mediat shtetërore kanë shkruar se dhjetëra mijëra persona të tjerë në këtë shtet po përjetojnë simptoma të etheve.
Gjashtë persona vdiqën pasi vuanin nga ethe, ndërsa një rezultoi pozitiv me Omicron, raportoi media shtetërore të premten, raporton BBC, shkruan “Fax News”.
Gjithashtu bëhet me dije se mbi 187 mijë njerëz të me simptoma të ngjashme me Covid janë izoluar dhe po marrin mjekim shëndetësor.
Autoritetet bëjnë me dije se kishte pasur një shpërthim të variantit Omicron në kryeqytetin, Phenian dhe për këtë arsye janë njoftuar masat kufizuese.
Loading...