Top Channel publikon sot pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë, ku në shënjestër ishte Blerim Preçi.
Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë. Gjithashtu dëgjohet teksa kushëriri i Preçi, Klisman Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.
Qytetari: Eja vrap tek lokali se thirra mjekun se thirra dhe policinë.
Klisman Preçi: A s’kam plumba n’kokë.
Qytetari: Jo jo s’ke gjë.
Një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të Preçit, i cili po udhëtonte në një mjeti tip Mercedes Benz ‘ML’.
Atentati i dështuar pati shënjestër Blerim Preçin nga Miloti, teksa në makinë ka qenë edhe i afërmi i tij, Klisman Preçi.
Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:05. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen veprimet e nevojshme për marrjen e provave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.