Lajm i fundit/ Aksident i rëndë në vend, tre person nisen me urgjencë drejt spitalit 

Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën dytësore Lezhe – Rrile.

Burimet e “Fax Neës” bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve 3 persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje më të rëndë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Gjithashtu bëhet me dije se si pasojë e aksidentit për rreth 60 minuta është bllokuar ky aks rrugor.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Loading...