Aksident i rëndë/ Nxirret trupi i 2_të nga zhavori- Si 32-vjeçari devijoi kamionin për të mos rënë në humnerë (Emrat)

Një aksident i rëndë në kantierin e ndërtimit në Orikum i ka marrë jetën dy të rinjve, 32-vjeçarit Armando Beu nga Kavaja dhe 28-vjeçarit Klajdi Kaja nga Lushnja.

Mësohet se, drejtuesi i mjetit, 32-vjeçari Beu, nga frika mos binte në humnerë ka devijuar mjetin dhe është përplasur anash shkëmbit.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë të dy viktima kanë dalë nga xhami i kamionit dhe trupat e tyre janë mbuluar nga ngarkesa e zhavorrit në mjet.

Fillimisht është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të kamionit, ndërsa trupi 28-vjeçari Klajdi Kaja është nxjerrë më vonë pasi ishte mbuluar nga inertet.

Nga pamjet e siguruara, shihet që kamioni është “çmontuar” nga përplasja e fortë. Gomat dhe pjesë të mjetit janë shpërndarë në rrugë.

Loading...