Grida Duma largohet nga Konferenca e Kryetarëve: Proces fasadë nëse kandidati për president s’i lihet opozitës

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e presidentit të ri, duke thënë se procesi është shndërruar në fasadë.
Duma tha se në tre mbledhje, Konferenca e Kryetarëve nuk ka prodhuar asgjë, ndërsa kërkoi që kandidati t’i lihet opozitës për ta propozuar, si e vetmja mundësi që i jep moral opozitës të jetë pjesë e procesit.

“E vetmja gjë që mbetet në këtë moment, dhe që i jep moral opozitës të marrë në proces, është që të kërkojë që kandidati t’i lihet opozitës, pastaj e votojnë apo nuk e votojnë është tjetër çështje.

Janë tre takime të Konferencës së Kryetarëve që nuk kanë prodhuar asgjë, politika që nuk prodhon asgjë është politikë e fasadës dhe duhet të marrë fund”, deklaroi Duma jashtë Kuvendit.

Loading...