Tani duket se edhe Zvicra po mendon t’i bashkohet rrethit, duke rivlerësuar kështu statusin e saj neutral historik.
“Ndryshimi më i rëndësishëm në dekadat e fundit për kombin”, kështu e përkufizoi Reuters, duke iu referuar neutralitetit historik zviceran. Neutraliteti nuk do të vihet në dyshim në këtë rast, megjithatë ministri i mbrojtjes i shtetit zviceran po planifikon një raport të ri për operacionet e sigurisë. Paelvi Pulli, kreu i politikës së sigurisë së mbrojtjes zvicerane, tha se po shqyrtohet blerja e municioneve ‘furnizuese’ si dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake me vendet e NATO-s.
Raporti i mbrojtjes pritet të kompletohet deri në fund të shtatorit, kohë në të cilën do të shqyrtohet nga kabineti zviceran. Edhe ushtria duket se është dakord për një qasje ndaj Perëndimit: presidenti i Konferencës Kombëtare të Organizatave Ushtarake Zvicerane, Stefan Holenstein tha se vendi duhet:
“Flirtojë, por jo të martohet” me NATO-n, duke rritur gjithashtu buxhetin e shpenzimeve ushtarake. Moskës qartazi nuk i pëlqeu ky vendim, i cili nëse Zvicra hiqte dorë nga neutraliteti i saj, do të shkaktonte pasoja thelbësore, tha zëdhënësi i ambasadës ruse në Bernë, Vladimir Khokhlov. Kujtojmë se shteti neutral, Zvicra, ka miratuar të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Bankat zvicerane besohet se mbajnë miliarda dollarë fonde ruse dhe kjo ka sjellë dëm edhe më të madh ndaj shtetit rus. Sanksionet që ka miratuar Zvicra përfshijnë: Pesë oligarkëve u ndalohet hyrja në Zvicër. Llogaritë bankare të të gjithë 336 personave në listën e BE-së, përfshirë Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, do të ngrihen me efekt të menjëhershëm.