Suedia sfidon hapur Putinin: Nënshkruhet aplikimi për anëtarësimin në NATO

Stokholm- Suedia ka injoruar kërcënimet e presidentit rus Putin dhe ka nënshkruar aplikimin në NATO.

Dokumenti u nënshkrua nga Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde.

Lëvizja shënon një hap zyrtar të Stokholmit drejt bashkimit me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA, duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak, e ndikuar dhe nga lufta e Ukrainës.

“Ne nuk e dimë për sa kohë do të zgjasë, por mund të zgjasë deri në një vit. Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin, së bashku me Finlandën, brenda një dite apo më shumë, dhe më pas do të aplikimi do të diskutohet nga NATO.”- tha Linde.

Vladimir Putin ka bërë kërcënime të vazhdueshme se nëse Finlanda dhe Suedia do kërkonin të anëtarësoheshin në NATO, Rusia do niste një ofensivë ushtarake si në Ukrainë, madje duke përdorur dhe armë bërthamore.

Loading...