Një tragjedi ka tronditur së fundmi botën e sportit. Boksieri turk, Musa Askan Yamak, ka humbur jetën pasi u rrëzua në ring gjatë një sfide të luajtur në fundjavë në Mynih.
36-vjeçari i cili ishte i pamposhtur në 75 ndeshje në karrierë, pësoi atak në zemër në raundin e tretë, duke mos mbijetuar dot.
Në duelin e zhvilluar kundër Hamza Ëandera, turku nuk ia doli të zhvillojë raundin e tretë duke u rrëzuar në tokë. Ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor dhe dërgimi me urgjencë në spital nuk e kanë risjellë në jetë 36-vjeçarin. Yamak u bë kampion i Evropës dhe Azisë në peshën e lehtë dhe të rëndë në Federatën Botërore të Boksit (WBF) dhe Unioni Global i Boksit (GBU).
Loading...