DVP Vlorë Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe shpallën në kërkim shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen “28 Nëntori”, ka tejkaluar lejen e ndërtimit për një objekt. Gjithashtu, për këtë rast u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. A., 63 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, zbatuesi i projektit në këtë objekt, për veprën penale “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit: – M. P., 62 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka tentuar të vjedhë në pronën e shtetasit P. H., 60 vjeç, në fshatin Pilur. – A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke rindërtuar një objekt (beach bar), në Dhërmi, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. N., 43 vjeç, banues në lagjen nr.3, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit M. Z., 55 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin V. K., 55 vjeç,banues në Finiq, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetases S. Ç., 37 vjeçe, banuese në Delvinë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen H. R., 66 vjeçe, banuese në Delvinë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.