Misteri në qiejt e Ukrainës: ja çfarë tregojnë këto imazhe

Në lidhje me luftën në Ukrainë të nisur nga Moska, po del një hipotezë e cila, në pamje të parë, duket të jetë asgjë më pak se fantashkencë. Disa deputetë amerikanë përshkruhen si “të përhumbur” nga dyshimet për objekte të paidentifikuara fluturuese në qiellin e Ukrainës : alienët apo armët sekrete të Rusisë dhe Kinës? Cilado qoftë përgjigja, ajo përbën një rrezik për Shtetet e Bashkuara.
Dhe kështu Ronald Moultrie , Nënsekretari i Mbrojtjes për Inteligjencën dhe Sigurinë, mbajti seancën e parë publike pas më shumë se 50 vjetësh për UFO-t : ai e bëri këtë përpara Nënkomitetit për Kundër-Terrorizmin dhe Kundër-Inteligjencën e Shtëpisë Amerikane. Fenomenet ajrore të paidentifikuara –

deklaroi ai – përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë, prandaj Departamenti i Mbrojtjes do të bëjë gjithçka për të hetuar origjinën e tyre. Deputetët amerikanë që kërkuan dhe morën dëgjimin e nënsekretarit Moultrie thanë se ishin të shqetësuar: ata besojnë se është urgjente që Pentagoni të sqarojë nëse ka forma të jetës aliene pranë planetit tonë.

Por mbi të gjitha, ajo që është e rëndësishme të përcaktohet është nëse këto objekte ajrore të paidentifikuara janë produkt i një “teknologjie të gjeneratës së re” të vendosur nga Rusia apo Kina. “Populli amerikan – tha Andrè Carson , president i nënkomitetit – pret dhe meriton që liderët e tij të përgjigjen seriozisht ndaj çdo rreziku të mundshëm për sigurinë kombëtare, veçanërisht atyre që ne nuk i kuptojmë plotësisht”.

Loading...