Policia e qytetit të Fierit këtë herë nuk ka vendosur në filtër vetëm automjetet luksoze, por ka ndaluar një pjesë të mirë të tyre.
Gazetari Ervis Kuçi, ka raportuar për BalkanWeb se kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errët, janë dukë u kryer nga forcat e posaçme shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.
Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur.
Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.