Anthony Albanese është shpallur kryeministri i ri i Australisë. Ai është kryeministri i parë i këtij vendi me origjinë jo angelo-kelte.
Albanese është një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai ka deklaruar më herët se është koha që parlamenti të reflektojë.
Kryeministri i ri ka fituar një reputacion si mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë, një avokat i komunitetit LGBT, një republikan dhe një tifoz i pasionuar i ligës së regbit.
59-vjeçari me nofkën “Albo” është rritur në banesa sociale nga një nënë beqare me pension invaliditeti. Ai shpesh e ka përmendur edukimin e tij si bazë për ecurinë e tij drejt politikës. Albanese besonte se babai i tij kishte vdekur para se ai të lindte, por si adoleshent mësoi se nëna e tij në fakt kishte mbetur shtatzënë nga një burrë i martuar, i cili me shumë mundësi ishte ende gjallë, ndërsa udhëtonte në Evropë.
Tre dekada më vonë, ai gjeti Carlo Albanese, duke fluturuar për në Itali për ta takuar atë dhe gjysmëvëllezërit e tij. Thuhet se ai ka origjinë arbëreshe.