Gazetari investigativ ka komentuar dy ngjarje tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme ku komisaritati nr.3 tek rruga Mine Peza u kthyer në skenë krimi si dhe për efektivin e FNSH që qëlloi me armën e shërbimit ndaj një qytetari në Kombinat.
I ftuar në ABC Live, Hoxha shpjegon se policia është pjesë e kësaj shoqërie dhe dëshmuan që policia ka probleme me rekrutimin e forcave të reja. Si një nga problemet kryesore të policisë që më pas ndikon edhe tek jeta e tyre është paga tepër e ulët.
“I vendosin dy polic, një të ri dhe një me provojë. Vihet për të bërë një praktikë si dhe për të bërë që të ndihet mirë. Dy personat e përfshirë kanë qen vazhdimisht bashkë në detyrë. Policët janë si të gjithë qytetarët. Dhe për shkak të pagesave, është më e keq paguara dhe aty nuk shkojnë studentë të shkëlqyer atje. Edhe ata që rekrutohen nuk është se i plotësojnë të gjitha kriteret. Autori ka ardhur nga shkolla e patrullës së përgjithshme dhe është një i ri që e ka pasur me dëshirë.” tha Hoxha.
Viktimë mbrëmjen e djeshme ka mbetur Çaush Saliasi, 55 vjeç ndërsa autori i këtij krimi është kolegu i tij, Ludjan Zaimi 25-vjeç. Gazetari Hoxha ka theksuar se autori kishte akumuluar shumë mllef brenda dhe mbrëmë ka shpërthyer duke qëlluar për vdekje kolegun.
“Polici i ri është ankuar që polici i vjetër abuzonte me detyrën, abuzonte me pijet alkoolike dhe që e bullizonte. Nuk e di pse nënvlerësohet prezenca e psikologëve në polici.” ka shtuar Hoxha.
“Policët e rinj pranohen me konkurs. Një polic e humb edhe për një tatuazh. Ludjan Zaimi mund të jetë kthyer në një person që ka probleme me presionin, por a është raportuar kjo dhe a ka psikologë komisariati. A u është ofruar mundësia për tu kuruar?”
“Ngjarja ka ndodhur sapo do merrte turnin. E ka bërë në prezencë të të tjerëve. E ka qëlluar me mllef të akumuluar. E ka qëlluar me sa plumba ka pasur. E cilësonin me një djalë të urtë dhe person të mbyllur. Por polici i vjetër është drejt fundit të karrierës. Viktima e ka humbur shpresën për tu rritur në hierarki. Dhe bën punën sa për të marrë rrogën.” u shpreh Hoxha.
Ndërsa duke u ndalur tek ngjarja në Kombinat, ku efektivi Lutfi Gjyla qëlloi me armë ndaj një qytetari, Hoxha tha se polici ka qenë shumë rëndë nga alkooli sa nuk ka qenë në gjendje as të dëshmojë për atë që ka ndodhur.
“Ka qenë nën efektit e alkoolit. Pavarësisht nga reagimi që ka pasur qytetari. Ata nuk duhet të bien pre e provokimeve. Ndërsa ky polici nuk e ka bërë dot durimin që kërkohet. Dhe nuk dihet nëse e ka njohur apo jo dhe nëse e ka ditur se ka qenë me probleme mendore qytetari. Polici nuk ka qenë në gjendje të marr vendimin e duhur. Edhe në rastin e Klodian Rashës, mori vendim të gabuar.
Pra pasoja është kjo, dhe eksperienca ka bërë që ai ta qëllojë në këmbe. Por policia nuk i merrte dot deklarimin se ishte në gjendje të alkoolizuar tepër të lartë. Shumë të rëndë.” tha Hoxha.
/abcnews.al/