Momenti kur efektivi neutralizohet nga kolegët e tij pas vrasjes në komisariat

Efektivi i policisë Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç duke i shkaktuar vdekjen.

Pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të komisariatit nr.3 në kryeqytet u publikuan ekskluzivisht në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.

Në video shihet se si 25-vjeçari Zaimi qëllon 6 herë me pistoletë në drejtim të kolegut të tij, i ulur në shkallët e komisariatit dhe tenton të largohet menjëherë nga vendngjarja.

Në pamjet e siguruara nga emisioni ‘Sot’ shihet se si njëri nga kolegët i merr armën efektivit 25-vjeçar duke e neutralizuar.

Më tej efektivët e tjerë shihen teksa e kapin nga krahët dhe e fusin menjëherë brenda ambienteve të komisariatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda ambienteve të Komisariatit nr. 3 në kryeqytet.

Zaimi qëlloi të paktën me 6 plumba ndaj Saliasit, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Loading...