Këngëtari italian Antonello Venditti ka treguar së fundmi se do të jetë prezent në Tiranë për ndeshjen e finales së “Conference League” mes Romës dhe Feyenoord, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Air Albania”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një video të postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Instagram”.
“Dhe tani kam vendosur… do shkoj në Tiranë, pastaj në Jesolo më 28 maj për koncertin e fundit të SISDP-së dhe më pas…më 18 qershor në stadiumin Olimpik në Romë për premierën e VendittiDeGregori dhe për të ndjekur. Një turne i gjatë me ju. Ju presim”, shkroi ai.
Loading...