Shkencëtarët e institutit ”Baker” në Sidnej kanë ushqyer minj laboratorikë për 12 javë me një dietë të lartë të kripës (ekuivalente për njerëzit në 12 gramë kripë në ditë, që është ajo që shumë njerëz konsumojnë) për të parë efektet, përveç hipertensionit.
Ata gjetën se minjtë kishin një numër të tepërt të qelizave të bardha të gjakut, të prodhuara nga qelizat burimore në shpretkë. Studiuesit shqyrtuan eshtrat e tyre dhe i gjetën ato të mbushura me vrima.
Qelizat imune, të rritura së tepërmi ndaj niveleve të larta të kripës, kishin gërryer indet e eshtrave.
“Kockat nuk janë të ngurta. Ato pastaj fillojnë të prodhojnë shumë rruaza të bardha të gjakut, të cilat mund të bllokojnë enët e gjakut dhe të ngrenë presionin e tij’’, u shprehën shkencëtarët.
”Ky proces i injoruar deri më tani mund të shpjegojë pse dieta e kripës së lartë shkakton sulme në zemër”, thotë Murphy.
”Kërkimi është pjesë e një iniciative nga komuniteti shkencor botëror për të rishqyrtuar sëmundjet kardiovaskulare, për të gjitha sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë”, shton ai./atsh