Si të keni një vit të suksesshëm.Ja disa këshilla…

Të gjithë ne mundohemi të bëjmë plane për vitin 2019, por ekspertët thonë se 90% e atyre që bëjnë këto planifikime, dështojnë.

Dhe kjo s’është fare gjë e mirë. Por pse të mos e bëjmë këtë gjë?

Kështu thotë studimi i ri i publikuar nga shkolla e Biznesit në Europë INSEAD zbulon disa të dhëna që mund t’ju habisin. Por sipas studimit qëllimet që i vendosim vetes nuk duhet të jenë shumë të larta, sepse kjo bën edhe që të na duken si dështime.

Studiuesit zbuluan se kur vendosim qëllime të vogla, mendjet tona i perceptojnë ato si të lehta për t’u arritur. Dhe, kur i arrijmë, ndihemi sikur ja arritëm.

Atëherë pyetja që lind është: Sa të mëdhaja apo të vogla duhet të jenë qëllimet tona? Kjo është një pyetje e mirë dhe ja 10 këshilla që do t’ju ndihmojnë.

1. Asnjëherë mos thoni do jem njësoj, sepse do të çojë se s’bën në dështim. Ndryshimi është diçka që vjen në mënyrë natyrale dhe s’mund të shmanget. Kështu që prit ndryshimin dhe mundohu ta bësh për mirë.

2. Bëji publike qëllimet. Tregojani famijes e miqve apo kolegëve. Kjo do të bëjë që të arini synimet tuaja.

3. Ki një fokus. Mos u shpërndaj në qëllimet e tua. Por bëj një hap drejt njërit qëllim dhe më pas fokusohu vetëm tek hapi tjetër.

4. Hapat e vegjël të çojnë në arritjen e qëllimit të madh, kështu që mos nxito për t’i bërë të gjitha menjëherë. Por shkallëzoji synimet e tua. Pesha humbet kile më kile dhe paratë bëhen lekë më lekë. E librat janë shkruar fjalë pas fjale.

5. Mendoni për pasojat. Kështu do t’i paraprini qëllimit tuaj. Nëse ke planifikuar të shkosh diku, paguaje që tani në mënyrë që të mos mbetesh pa shkuar.

6. Nëse dënoni veten, bëjani edhe qejfin. Për shembull nëse vendos si qëllim të lësh duhanin apo ushqimet e skuqura, gjithashtu duhet t’i vësh vetes qejfin. Për shembull pikturo më shumë, lexo më shumë, ose bëj diçka tjetër që të pëlqen.

7. Kërkoni mbështetje. Kur vendos një qëllim kërkoni mbështetjen e një personi që është aty për ty dhe të thotë “Do t’ia dalësh”. Edhe nëse të dy keni qëllime të ndryshme, jepi edhe ti atij kurajo të arijë qëllimin e tij.

8. Mos prit shumë. Ka një arsye pse nuk i keni arritur gjithmonë gjithë qëllimet që i keni vënë vetes. Ju ndoshta mund të bëni një listë të gjatë, por nuk mund t’i realizosh të gjitha. Sepse s’do keni kohë, do jeni i mërzitur e shumë e shumë arsye të tjera. Por edhe nëse kjo ndodh mos u dmeoralizoni.

9. Prano kur ju lavdërojnë. Mund t’ju udket e çuditshme kjo pikë në listë, por duhet që të thoni Faleminderit kur dikush ju përgëzon për arritjen tuaj. Këto fjalë mund të jenë motivimi i duhur për të ecur me hapin tjetër.

10. Fillo vepro. Dhe kur t’ia kesh dalë e të kesh arritur qëllimin tënd, sigurisht që do t’ju vijë nga miqtë fjalia e famshme: “Ja dole”. Kështu që fillo vepro./atsh

Loading...