Mëngjesi i sotëm u përgjak në Teksas, teksa 19 nxënës të klasës së katër dhe dy mësues u vranë pas një sulmi me armë në shkollë ne tyre.
Salvador Ramos ishte ai që qëlloi me breshëri plumbash drejt fëmijëve të pafajshëm, me një armë që e kishte blerë vetëm disa ditë më parë. Familja e tij
Familja e Salvador Ramos deklaroi se nuk e kishte idenë se 18-vjeçari kishte blerë dy armë AR-15, pas ditëlindjes së tij. Vetëm 4 ditë pasi ai mbushi moshën, ai iu drejtua dyqanit të armëve, dhe duke qenë se me ligj çdo kush mund të zotërojë një armë, askush nuk e ndaloi.
“Kam një sekret…”/ Si e paralajmëroi në Instagram autori vrasjen e 19 fëmijëve në Teksas, një vajzë tregoi…
Gjyshi i tij, Ronaldo Reges, tha se nuk dinte për blerjen, as ai dhe as gruaja e tij Celia, e cila u qëllua dhe u plagos rëndë nga nipi i saj.
“Po ta dija, do ta kisha ndaluar”, tha 74-vjeçari. Ai tha se nipi ishte fëmijë i qetë që nuk fliste shumë. Gjyshi tregon se djaloshi nuk e mbaroi kurrë shkollën, ndërsa ishte larguar nga shtëpia atërore për shkak se e ëma i kishte ndërprerë Wi-Fi.